Thursday, November 13, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDOKUMENTE | Skandal në arsim: Drejtorët e shkollave largohen padrejtësisht në Shtime...

DOKUMENTE | Skandal në arsim: Drejtorët e shkollave largohen padrejtësisht në Shtime – pushteti lokal akuzohet për hakmarrje politike dhe emërime partiake

Pushteti lokal i udhëhequr Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje në Komunën e Shtimes, po përballet me akuza serioze për shkelje të ligjit, hakmarrje politike dhe kapje të institucioneve arsimore. Situata në shkollat e kësaj komune është kthyer në krizë të hapur të menaxhimit arsimor, thonë opozita në Shtime.

Në qendër të këtij skandali janë dhjetëra vendime për largime të drejtorëve dhe drejtoreshave të shkollave, të cilët – sipas dokumenteve dhe dëshmive të siguruara nga rrjeti – drejtorët janë shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme, vetëm pse nuk janë të afërt me pushtetin aktual lokal.

Të larguarit përfshijnë:

  • Faruk Brahimi – ShFMU “Idriz Ajeti”
  • Hyrije Ahmeti – ShMU “Emin Duraku”
  • Faruk Bajrami – ShFMU “Skënderbeu”
  • Valbone Deliu – ShML Profesionale
  • Arben Zeqiri – ShFMU “Lasgush Poradeci”
  • Kimete Jakupi – IP “Albiona Asllani”
  • Zejnepe Hysenaj – ShML “Naim Frashëri”
  • Bashkim Ramadani – ShFMU “Hasan Prishtina”
  • Fidan Shaqiri – ShF “Emin Duraku”

Të gjithë këta ishin emëruar përmes konkurseve publike në vitin 2020 dhe kishin performancë të mirë të dokumentuar. Por, pa u vlerësuar fare nga komisionet e ligjshme, janë larguar për t’ia hapur rrugën personave me lidhje politike me LVV.

Rasti më i rëndë është ai i znj. Kimete Jakupi, drejtoreshë e deritanishme e institucionit parashkollor “Albiona Asllani”. Ajo është bashkëshortja e Rrahman Jakupit, kryetarit të PDK-së në Shtime dhe një nga zërat më kritikë në Kuvendin Komunal.

Ajo sw fundmi u largua pa arsyetim ligjor, në një akt që shihet qartë si hakmarrje politike ndaj aktivitetit të bashkëshortit të saj. Në vend të saj u emërua ushtruese detyre Arbona Qorrolli, balldëska e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Adnan Ademi nga VV dhe ndonëse kjo bie në kundërshtim me procedurat ligjore, pasiqw ajo është emëruar UD në IP “Albiona Asllani” nga drejtoresha Yllka Fejzullahu e për këtë vetëm kryetari i Komunës ka të drejtë të emërojë përkohësisht drejtues të institucioneve.

Emërime me lidhje partiake dhe pa përvojë profesionale

Në shumicën e shkollave, personat e emëruar si ushtrues detyre nuk përmbushin kriteret ligjore të përvojës apo kualifikimit. Disa prej tyre janë:

  • Rexhep Hasani – UD në ShML “Naim Frashëri”, njëherësh anëtar i komisionit të përzgjedhjes (konflikt interesi)
  • Isak Gashi – UD në ShFMU “Hasan Prishtina”
  • Floretë Abazi-Gashi – UD në ShF “Emin Duraku”
  • Naim Rushiti – UD në ShMU “Emin Duraku”
  • Faton Ahmeti – UD në ShFMU “Abdullah Shabani”
  • Arbona Qorrolli – UD në IP “Albiona Asllani”
  • Afërdita Beha – UD në ShML “Naim Frashëri”

Këto emërime nuk janë bërë përmes konkurseve të rregullta, por me vendime të brendshme të DKA-së, shpesh pa asnjë dokument zyrtar publik.

Manipulim me procedurat dhe anulim i qëllimshëm i vlerësimeve ligjore

Në vend që të respektohen rregulloret e MASHTI-t, Komuna e Shtimes ka anuluar vlerësimet e performancës së drejtorëve dhe ka shpallur konkurse të reja pa e përfunduar fare këtë proces. Kjo shkelje bie ndesh me UA 106/2020 dhe Rregulloren 19/2024, ku parashihet qartë se vlerësimi është i domosdoshëm para shpalljes së çdo konkursi të ri.

Gjykata i jep të drejtë drejtorit të larguar, Komuna nuk reagon

Në një prej rasteve, ish-drejtori Arben Zeqiri ka fituar të drejtën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e cila e ka shpallur shkarkimin e tij si të kundërligjshëm. Megjithatë, Komuna nuk e ka kthyer në pozitë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për zbatimin e vendimit.

Sipas burimeve nga MASHTI, është dorëzuar një kërkesë për inspektim tematik dhe një padi administrative ndaj DKA Shtime për shkelje të shumta. Nuk dihet nëse Inspektorati do të shqyrtojë rastet dhe do të kërkojë përgjegjësi për vendimet e paligjshme.

A do të ndërhyjnë institucionet apo do të lejojnë që arsimi të shkatërrohet nga politika?

Situata aktuale në Shtime është test për institucionet qendrore. Nëse nuk ndërhyhet me masa konkrete, precedentët e tillë mund të përhapen edhe në komuna të tjera, duke e kthyer sistemin arsimor në një fushë betejash politike.

Fëmijët meritojnë shkolla të udhëhequra nga profesionistë, jo nga militantë partiakë.

Për më shumë informacion dhe dokumente zyrtare rreth këtij rasti, portali ynë do të publikojë dokumentet e mëposhtme:

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com