Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se do që partia që ka dalë e para i takon të bëjë shumicën dhe të formojë qeverinë, raporton Ekonomia Online.
“E njohim të drejtën e plot të partisë së parë që të provojë bëjë shumicën. Nëse jo, pas 15 ditëve, Kushtetuta ia njeh të drejtën secilës parti që dëshmon para presidentes që mund ta bëjë shumicën që ta bëjë një gjë të tillë. S’kemi mbrri në atë pikë. Do të jem transaprent kur të mbërrijmë aty”, tha Abdixhiku.