Friday, April 18, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlog144 aksidente gjatë muajit mars në rajonin e Ferizajt

144 aksidente gjatë muajit mars në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit mars 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 144 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre:

– Me lëndime – 68 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 108 persona
– Me dëme materiale – 76 aksidente

 Për krahasim, gjatë muajit mars 2024 ishin raportuar gjithsej 147 aksidente, prej tyre:

– Me lëndime – 56 aksidente, ku kanë mbetur të lënduar 81 persona
– Me dëme materiale – 91  aksidente

Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë muajit mars 2025 ka shënuar një zbritje prej – 2%, krahasuar me muajin mars të vitit 2024.

Gjithashtu, gjatë muajit mars 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5.590 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit, ndërsa krahasuar me muajin mars të vitit 2024, ishin shqiptuar 5.551 gjoba , apo + 0.70 %

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë:

☎ 192,

☎ 0290/326-250,

☎ 0290/322-406

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com