Friday, April 18, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNumri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt


Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 31.03-06.04.2025, janë shqiptuar 1,109 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 3 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 36 aksidente, nga të cilat:

– 15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 28 persona

– 21 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Me respekt,
Zyra për Informim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com