Tuesday, July 1, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogÇmimi sa i një kati të shtëpisë, Komuna e Shtimës paguan 10,000...

Çmimi sa i një kati të shtëpisë, Komuna e Shtimës paguan 10,000 euro për një tabelë informuese në projekt

Në hyrje të një projekti të financuar nga Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Shtimes është vendosur një tabelë informuese për ndërtimin e një rruge, ku punimet e nisura i paralajmëruan Liburn Aliu dhe Qemajl Aliu. Në pamje të parë, gjithçka duket si një investim i zakonshëm. Por, ajo që bie në sy është se vetëm kjo tabelë me përmasa rreth 110-150 cm, ka kushtuar plot 10,000 euro, shkruan Demokracia.com.

Në një projekt të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe realizuar procedurat tenderuese nga Komuna e Shtimes, shpenzimi i një shume që ngre dyshime është bërë pikërisht për vendosjen e një tabele informuese që ka të dhëna për një projekt rrugor. Ky projekt, i cili ka filluar më 2025, ka të bëjë me ndërtimin e rrugës “Petrovë – Reqak – Belincë”. Por. ajo që bie menjëherë në sy është se vetëm vendosja e tabelës informuese ka kërkuar një shpenzim prej plot 10,000 euro, një shumë që është baras me koston e një kat shtëpie të zakonshme.

Tabela me përmasa rreth 110-150 cm përmban disa të dhëna bazike për projektin, të tilla si emrin e autoritetit kontraktues, numrin e lejes së ndërtimit, emrin e operatorit ekonomik dhe të dhëna të tjera për projektin dhe periudhën e punimeve. Mirëpo, për të gjithë ata që kanë njohuri të thjeshta për shpenzimet në infrastrukturë, ky shpenzim është i paarsyeshëm dhe nxjerr në pah një abuzim me paratë publike.

Projektet me vlerë të konsiderueshme, si ky i ndërtimit të rrugës, janë zakonisht të shoqëruara me shumë detaje dhe shpeshherë janë të mbushura me procedura që nuk janë të nevojshme për t’u realizuar. Pavarësisht kësaj, vetëm për vendosjen e tabelës informuese është alokuar një shumë që e kalon çdo përllogaritje realiste. Për të ndihmuar në krahasim, tabela që ka një përbërje të thjeshtë të materialeve si metal, PVC apo plastikë, që mund të gjendet në çdo dyqan të specializuar për produkte ndërtimi, në treg nuk kushton më shumë se 300-500 euro. Madje edhe duke shtuar kostot e transportit dhe montimit, kjo shumë nuk do të kalonte 700-1,000 euro.

Po ashtu, ky projekt ka një vlerë të përgjithshme prej 1,489,530.00 euro, që është e ndarë sipas disa pozicioneve, duke përfshirë këtë pozicion për vendosjen e tabelës. Por, siç ndodh shpesh në këtë lloj projektesh, çdo detaj përfshin një mundësi për shpenzime të tepërta dhe të panevojshme. Në kontratë, çdo pozicion është përcaktuar në mënyrë të detajuar, ku janë përfshirë çmimet për çdo aktivitet dhe sipas kësaj kontrate, punët do të paguhen bazuar në vlerën e përcaktuar për secilën fazë të realizimit të projektit. Kjo ndihmon të kuptohet më mirë sesi kjo tabelë e thjeshtë mund të ketë marrë një vlerë të tillë të ekzagjeruar.

Në kontratën për këtë projekt janë parashikuar mbi 20 pozita të ndryshme dhe për secilën është përcaktuar një çmim i caktuar, duke e bërë këtë shpenzim të duket në një dritë më të ndritshme. Çdo shpenzim i këtillë, si vendosja e tabelës informuese, e rrit vlerën e përgjithshme të projektit dhe shton dyshimet për menaxhim të pasaktë të fondeve publike.

Kontaktor janë Grup i Operatorëve Ekonomik ARLINDI SHPK; ERST BAU SH.P.K. më vlerë të përgjithshme të kontratës 1,489,530.00 euro. Kontrata është nënshkruar më 13 janar 2025.

Menaxhimi i këtij projekti është nën përgjegjësinë e Halil Kurtishit.

Kurishi një emër që është i njohur për përfshirje në raste kontroversale dhe të dyshimta, përfshirë ndalimin e tij nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në vitin 2017 për dyshime për manipulim të votave. Ky fakt vetëm sa e thellon shqetësimin dhe bën që ky projekt të shihet me më shumë skepticizëm.

Për më tepër, siç përcaktohet në kontratë, “Menaxheri i Projektit” është personi i ngarkuar me përgjegjësinë e mbikëqyrjes së realizimit të punëve, një rol kyç në çdo projekt publik. Duke pasur parasysh të dhënat e paraqitura dhe figura e menaxherit të projektit është e rëndësishme që të hetohen mundësitë për abuzime të mundshme me fondet publike dhe shpenzimet e parregullta.

Demokracia.com ka kërkuar një sqarim lidhur me çmimin e tabelës dhe emrin e menaxherit të kontratës nga Komuna e Shtimës gjatë ditës së hënë, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Në fund të parmasës që ndodhet brenda kontratës shkruan se “anëtarët e komisionit vlerësues konstatojnë se nuk ka gabime në parmasë”. Aty ndodhet emrat e tre anëtarëve të komisionit, por është nënshkruar vetëm njëri nga ta. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com