Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kandidat për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, gjatë mbrëmjes së sotme është takuar me veteranët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Komunën e Lipjanit.
Ai në mënyrë masive mori përkrahjen të fuqishme. Ndërkaq në përkrahje të tij dhe të fushatës së PDK-së doli edhe Adem Grabovci e Shukri Buja.
Gjatë takimit, Qalaj theksoi rëndësinë e vlerave të luftës dhe angazhimin e tij për të mbrojtur interesat e kategorive të dala nga lufta.
Ndërkaq, veteranët shprehën mbështetjen e tyre për deputetin Qalaj, duke vlerësuar vizionin dhe përkushtimin e tij për të sjellë ndryshime pozitive.
Ata theksuan nevojën për një udhëheqje të fuqishme që respekton sakrificën e luftëtarëve të lirisë dhe punon për një të ardhme më të mirë.
Aty u tha se përkrahja për Rashit Qalaj forcon pozitat e tij në garën zgjedhore, duke siguruar mbështetje nga një prej segmenteve më të rëndësishme të shoqërisë.
Rashit Qalaj ka treguar përformancë të jashtëzakonshme për vendin edhe sa ishte drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës për vite me radhë.