Friday, February 14, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogMielli zgjedhor dhe kontratat me kamionë: Aksionet e Vetëvendosjes dhe lidhjet me...

Mielli zgjedhor dhe kontratat me kamionë: Aksionet e Vetëvendosjes dhe lidhjet me ‘Dauti’-n

Nuk janë as një muaj i plotë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe duket se Vetëvendosje po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të siguruar mbështetje elektorale. Së fundmi, u publikua një fotografi ku shiheshin dy kamionë të kompanisë “Dauti”, duke shpërndarë miell për qytetarët në një komunë të drejtuar nga kjo parti. Ky aksion u organizua nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, duke hapur dyshime serioze për motivet dhe mjetet e përdorura në prag të zgjedhjeve, shkruan Demokracia.com.

Kamionët që shpërndanin ndihmat ishin pronë e kompanisë “Dauti”. Por, çështja kryesore mbetet: a ishte kjo një “dhuratë” nga kompania për Vetëvendosjen në këmbim të favoreve të tenderëve, apo partia ka paguar për këto ushqime? Përgjigjet mungojnë, por një gjë është e qartë, lidhjet e “Dauti”-t me qeverinë janë më shumë se të zakonshme.

Demokracia.com ka zbuluar se kompania “Dauti” është një nga furnitorët kryesorë të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), e cila është nën autoritetin e Ministrisë së Financave, të udhëhequr nga Hekuran Murati. Disa prej kontratave më të mëdha të lidhura me këtë kompani janë:

Tenderi i fundit i realizuar nga AQP-ja ka të bëjë me furnizim me ushqim dhe “Dauti”-t i është dhënë një lot në një vlerë prej hiç më pak se 1,499,778.10 euro.

Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit 2024 dhe ka validitet 1 vit.

Në gusht 2024, AQP-ja realizoi një tender prej 3 milionë euro, të ndarë në 11 pjesë, ku pjesa e parë iu dha kompanisë “Dauti” për furnizim me pemë dhe perime.

Në prill 2024, AQP-ja nënshkroi një kontratë tjetër me “Dauti” në vlerë prej 136 mijë euro për furnizim me qumësht dhe një tjetër lot për artikuj ushqimorë me vlerë prej 268 mijë euro.

Më 27 dhjetor 2023, vetëm katër ditë para ndërrimit të viteve, AQP-ja lidhi dy kontrata të tjera me “Dauti-n” për furnizim me artikuj ushqimorë, njëra me vlerë prej 175 mijë euro dhe tjetra prej 289 mijë euro.

Në vitin 2023, kjo kompani mori pjesë në një tender prej 1.3 milionë euro, për furnizim me pemë dhe perime, ku u shpërblyen edhe katër kompani të tjera.

Kompania “Dauti” ka përfituar miliona euro nga tenderët publikë, duke e bërë një emër të përhershëm në listat e kontraktorëve të qeverisë Kurti.

“Dauti Komerc SH.P.K.” është themeluar nga Hamim dhe Xhemail Dauti nga Maqedonia e Veriut dhe ka qenë aktive në tenderët publikë të Kosovës që nga viti 2020. Në maj të vitit të kaluar, Ndërmarrja Publike Banesore kishte kërkuar futjen e kompanisë në listën e zezë për shkak të dyshimeve për paraqitjen e dokumenteve të falsifikuara, por kërkesa u refuzua nga OSHP si e pabazuar.

Kjo situatë lë një hije të rëndë mbi Qeverinë Kurti dhe mbi transparencën e përdorimit të fondeve publike. Në vend që të sigurohet mbështetje elektorale përmes rezultateve konkrete dhe reformave të prekshme, duket se “mielli zgjedhor” dhe kontratat me miliona euro po flasin më shumë se fjalët. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com