Wednesday, February 5, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDOKUMENT | Ndriçimi i qytetit – Shpenzim i tepruar për një “spektakël”...

DOKUMENT | Ndriçimi i qytetit – Shpenzim i tepruar për një “spektakël” të përkohshëm?

Mbrëmë qyteti i Shtimes shkëlqeu nga ndriçimi i ri i vendosur në hapësirat publike, por shkëlqimi i dritave nuk arriti të fshehë errësirën e pyetjeve që lindin për shpenzimin e bërë. Dokumenti i kontratës publike të lidhur mes Komunes së Shtimes dhe kompanisë “ETM Group” tregon një vlerë të konsiderueshme prej 38,304.40 euro, ndërsa vetë puna e realizuar duket disi e zbehtë.

Në një kohë kur shumë qytetarë përballen me nevoja themelore dhe mungesa infrastrukturore, përdorimi i një buxheti të tillë për ndriçim ngjallur dyshime për prioritizimin e projekteve të rëndësishme dhe menaxhimin financiar të Komunës.

Në dokument thuhet se ky projekt përfshin ndriçimin e qytetit në kuadër të festave të fundvitit, por pse një investim kaq i madh për ndriçim festiv, kur nevojat kryesore të qytetarëve ende nuk janë adresuar?

A ishte kjo një përpjekje për t’i dhënë qytetit një pamje më festive, apo një mënyrë e sofistikuar për të arsyetuar shpenzime të panevojshme nga buxheti publik?

Në redaksinë e Shtimepress shumë banorë të Shtimes kanë dërguar pyetje nëse këto para do të ishin përdorur për familje skamnore, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e një parku publik apo zgjidhjen e problemeve me ujësjellësin, a do të kishte pasur më shumë ndikim afatgjatë për qytetin?

Në vend të kësaj, ne po shohim një ndriçim festiv që do të zgjasë vetëm disa javë, ndërsa ndriçimi i prioriteteve të komunës mbetet në errësirë të plotë. /ShtimePress/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com