Wednesday, December 4, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDASH: E dënojmë sulmin në ujësjellësin e Kosovës, do t’i mbështesim përpjekjet...

DASH: E dënojmë sulmin në ujësjellësin e Kosovës, do t’i mbështesim përpjekjet për gjetjen e ndëshkimin e përgjegjësve

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dënuar sulmin që e dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të premtën në darkë.

Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller shkroi se do t’i mbështesin përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit. Për këtë, tha se Departamenti i Shtetit do t’i vlerësojë ofertat për mbështetjen në këtë përpjekje.

“E dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do t’i mbështesim përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe i çmojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje”, shkroi ai.

Ai i falënderoi punonjësit e emergjencës dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in për rikthimin e furnizimit me ujë, ndërsa shpërndau postimin e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier për ngjarjen.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com