Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti. Ai ka numëruar dështimet e kësaj qeveria.
Sipas tij, në Qeverinë Kurti është shtrenjtuar rryma dhe nuk është menduar për qytetarin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe në politikë të jashtme kjo qeveri nuk ka pasur rezultate.
“100% u shtrenjtu rryma. 50% janë shtrenjtu produktet ushqimore. Vetëm 6.80 rritje rrogash. 300 milion sanksione. Asnjë njohje. Izolim total e qortime nga SHBA e BE Afera korruptive milionëshe në KEK, rezerva shtetërore, etj., etj., etj. Përderisa Serbia bën marrëveshje miliardëshe me Gjermaninë për litium e me Francën për aeroplanë…. ….e të thuash që këto janë suksese e qeverisje e mirë, dmth të nevojitet vizitë në QKUK”, ka shkruar ai.