Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Arrestohet një zyrtar i kadastrit, dyshohet për ndërhyrje në...

Lajmi i Fundit: Arrestohet një zyrtar i kadastrit, dyshohet për ndërhyrje në sistemin kadastral

Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka pranuar informata lidhur me rastin se person/a zyrtar nga zyra kadastrale e një Komune kanë ndërhyrë në sistem duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore pronë e ankuesit në favor të një pale të tretë duke ja mundësuar parcelës së tij qasjen në një rrugë publike në mënyrë të kundërligjshme. Raporton/Rrjeti.Info

Ketë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

Ndërkohë,në një komunikatë të Policisë thuhet se të gjitha veprimet hetimore në lidhje me ketë lëndë janë zbatuar bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prishtinë.

“Më datë 28.05.2024, i dyshuari është ftuar për intervistim i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje. Pas përfundimit të proceduarve të intervistimit ndaj të dyshuarit Prokuroria themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë. /Rrjeti.Info.

Rrjeti.Info së shpejti do të mëson se për cilen komunë dhe për cilin zyrtar bëhet fjalë..

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com