Qendra e Mjekësisë Familjare në Greme është më e vjetra nga gjashtë qendrat që funksionojnë nëpër fshatra. Raporton /Rrjeti.info.
Aktualisht në këtë qendër është i angazhuar personeli shëndetësor në përbërje prej mjekes specialiste të mjekësisë familjare, mjekes stomatologe, infermiereve dhe laborantes, që ofrojnë një varg shërbimesh profesionale, tejet të nevojshme për banorët e këtij regjioni, si: Vizitat nga mjeku familjar, Shërbimet stomatologjike, Triazhimi i pacientëve, Dhënia e terapisë ampulare dhe infuzioneve, Vaksinimi,Kujdesi antenatal, Shërbimet laboratorike etj. “Gjatë vitit 2023 në QMF 3 në fshatin Greme janë kryer gjithsejtë: 20 603 shërbime, prej te cilave 5867 shërbime mjekësore, 470 – shërbime stomatologjike dhe 14 266 shërbime infermierike (5384- triazhime, 1838-therje intramuskulare, 1076- infuzione, 897 – shërbime në lidhtore, 4992 – këshilla, 1759 – shërbime laboratorike, 368 – vaksina, 64 – EKG, 12 – inhalime etj.) Ndërsa gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë kryer 7213 shërbime, prej tyre 1930 shërbime mjekësore, 317 – shërbime stomatologjike dhe 4966 shërbime infermierike. (1930 – triazhime, 476 – therje intramuskulare, 365 – infuzione, 198 – shërbime në lidhtore, 1930 – këshilla, 912 – shërbime laboratorike, 113 – vaksina, 15-EKG, 15 – vizita shtëpiake, 5 – inhalime etj.)”, thuhet në një raport të QKMF-së në Ferizaj