Shefi i grupit të kuvendarëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetinnsocial, me arsyetime se ekzekutivi ka punësuar të fejuaren e një kuvendari të LDK-së, ani pse sipas Jasharit në konkirse publike kriteret i plotësojnë edhe qytetarët e tjetë të cilët nuk kanë lidhshmëri familjare. “Paramendoni ka qytetarë/e tash e 10-vite, konkurrojnë për një pozitë pune duke i plotësuar të gjitha kriteret dhe nuk pranohen. Nuk pranohen për dy arsye: 1. Se nuk kanë lidhje me pushtetin dhe 2. Nuk i përkasin subjektit politik i cili është në pushtet. Ndërsa pjesa tjetër, leje që punësojnë familjar e militant por tash kanë filluar ti punësojnë edhe të fejuarat e tyre, me sigurua pagë ende pa e kurorëzuar martesën. Por, për të punësuar të fejuarën duhesh me qenë asamblistë i partisë në pushtet, për ndryshe fejohesh, martohesh e kurrë nuk punësohesh”, ka thënë Jashari. Sipas tij, në seancën e radhës të Kuvendit Komunal do të paraqet vazhdojmë me detaje.
Kuvendari i opozitës në Lipjan “qartet” pas një punësimi mbi baza familjare
By Rrjeti
0
175
Artikulli paraprak
RELATED ARTICLES