Dy ditë më parë, rreth orës 17:10, qytetari nga Ferizaj D.Sahiti, në rrugën “Reçaku”, afër një barnatore në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave, për të cilat menjëherë ka njoftuar policinë dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur policia.
“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit ti kthehen ato.Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin D.Sahiti për gjestin e tij human dhe shembullorë për dorëzimin e parave të gjetura, në stacionin e policisë” thuhet në njoftim të policisë.