Pas disa të shtënave me armë , katër persona kanë betur të plagosur në fshatin Lupç të Podujevës. Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti yëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë se .’“Rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).Pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, mjekët në QKUK, kanë njoftuar se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.