Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNë shkolla të Ferizajt vaksinohen 716 vajza me HPV

Në shkolla të Ferizajt vaksinohen 716 vajza me HPV

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka njoftuar se në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i për të parë së afërmi aktivitetet dhe sukseset e vaksinimit në komunën e Ferizajt, në veçanti me HPV vaksinën e cila është dhënë me sukses në shkollat fillore në qytet dhe në fshatra, në klasat e gjashta. Deri më tani, me HPV vaksinë janë vaksinuar 716 vajza gjegjësisht 87.5 % nga numri i vajzave të përfshira në vaksinim.Raporton/Rrjeti.info.

”Në këtë takim ku ishin prezentë edhe Drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini dhe Zv. Drejtori i QKMF-së, Dr. Afrim Abazi, u bisedua edhe për mundësinë e hapjes së qendrave të reja të vaksinimit, gjë që u përkrah edhe nga përfaqësuesja e IKSHPK-së. Gjithashtu, përfaqësuesja IKSHPK – Prishtinë kërkoi që në objektet e vaksinimit të QKMF-së të bëhet vaksinimi i 200 personave që do të nisen për të kryer ritualin e haxhit. Menaxhmenti i QKMF-së e përkrahu këtë kërkesë dhe u vendos që haxhilerët të vaksinohen të dielën, më 5 maj 2024, nga ora 09:00 deri në 14:00, nga ekipet e vaksinimit të IKSHPK-së dhe QKMF-së”, thuhet në njoftim./Rrjeti.info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com