Komisioni Disiplinor i Etikës i FFK-së ka përjashtuar nga organizata e futbollit presidentin e klubit të Ulpianës, Jeton Gashin.
Gashi i Ulpianës është përjashtuar për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve, akuzave ndaj FFK-së si dhe shpifje e mashtrim të opininoit, thuhet në vendimin e KD-së së FFK-së.
Në vendimin e publikuar sot, thuhet se Gashi dyshohet edhe për kurdisje të ndeshjeve tjera. Për bazë janë marrë deklaratat e tij në paraqitjet televizive, si dhe të zyrtarëve të tjerë të klubit.
Javë më parë FFK-ja konstatoi se ndeshja Ulpiana -Vllaznia Pozheran ka qenë e kurdisur. Ulpianen e Vllazninë i përjashtoi nga Liga e Parë./Paparaci.