Mbledhja e Kuvendit Komunal në Shtime gjatë së hënës ka vazhduar me akuza derisa opozita ka kritikuar qeverisjen e Qemajl Aliut se ka emëruar një drejtor politik me pazare të ndryshme e, për të cilin sipas opozitës PDK, dyshohet se ishte pjesë e “ish Policisë serbe”.
E gjithë debati është tensionuar derisa po debatohet për çështjen e vendimit për subvencione.
Rrahman Jakupi, kuvendar nga radhët e PDK-së, ka thënë se ka argumente të keqpërdorimit të subvencioneve andaj zotohet se do ta njofton prokurorinë. “Ju keni ble vota, ju keni ble njerëz me banesa, me pare, keni blerë njerëz me pozita të punës, keni bërë diskutime të ndryshme, marrëveshje të ndryshme ndërhyrje të ndryshme në MAPL. Pra aq shumë që keni bërë, e keni sjellë një njeri prej Fushë-Kosovës që është i dyshimtë që ka qenë ish policë i strukturave serbe dhe e keni bërë drejtor të Qemajl Aliut. E keni fyer inteligjencën e Shtimes , i keni fyer qytetarët e Shtimes e keni fyer shëndetësinë e Shtimes, andaj kjo çështje do të diskutohet pak më gjerësisht”, ka thënë Jakupi. Sipas Jakupit , “Ata njerëz e ata çlirimtarë që e kanë udhëhequr komunën e Shtimes dhe sektorin e Shëndetësisë, tash ia keni sjell një “ish polic serb” i dyshohet se ka qenë “ish polic serb”. Qytetarët e kanë humbur besimin tek ju dhe për këtë arsyeje një vjet ju ka mbetur për të shkuar në shtëpi”, ka shtuar Jakupi.