Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeBllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër...

Bllokimi i kosovarëve në kufi nga Serbia, Hoxhaj: Provokim dhe sulm kundër popullit tonë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, ai ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës. “E dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës! @JosepBorrellF”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë dy fotografi dhe në shkrim ka etiketuar Josep Borrell.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com