Sunday, December 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeZbulohen detaje të tmerrshme për vrasjen në Prizren

Zbulohen detaje të tmerrshme për vrasjen në Prizren

Beqir Morina ishte vrarë në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Shkruan Paparaci.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren kundër vrasësit të dyshuar, Aziz Gashit, ka hedhur dritë mbi detaje tronditëse të ngjarjes.

48-vjeçari Morina u ekzekutua me dhjetë plumba në kokë mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit të kaluar në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit, pretendon Prokuroria në njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit Aziz Gashi.

“Sipas aktakuzës, me datë 03.09.2023 rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen Arbanë,  i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G., me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij, nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vërenë viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarit H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M. (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M., dhe H.Sh., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike AK-47, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M”, thuhet në aktakuzë.

Më pas, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë.

I pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës.

“[…] me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Të dëmtuarat H.Th., dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa i dëmtuari R.M., arrin të fshihet prapa një muri në afërsi të vendit të ngjarjes, e i dëmtuari H.Sh., fshihet prapa automjetit të të pandehurit. I pandehuri largohet në drejtim të automjetit të tij, kur e vëren të dëmtuarin H.Sh., ia drejton armën, e në momentin kur i dëmtuari i drejtohet me fjalë se ‘unë nuk kam bërë asgjë, vetëm iu kam ndarë’, i thotë që të largohet nga aty, hip në automjetin e tij të llojit Volkswagen Tiguan dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza tetë vjeçare e viktimës), R.M.,. dhe H.Sh., u rrezikon jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com