Pluhuri saharian do ta përfshijë Kosovën ditën e martë. Moti mbetet i ngrohtë, por me erë dhe vranësira. Në mbrëmje vonë priten reshje shiu.
Kështu njofton meterologu, Mendim Rugova përmes platformës së tij “Mendimi për Motin”.
“Për ditën e martë në vend mbetet ende mot i ngrohtë, megjithëse kalojnë më shumë vranësira. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe Drenicës edhe të fuqishme me hove deri në 20m/s (70km/h)”, njofton meterologu.