Saturday, July 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeSot është dita e parë e pranverës

Sot është dita e parë e pranverës

Sot është ekuinoksi pranveror që, sipas astronomisë, shënohet dita e parë e pranverës.

Në kohën e ekuinoksit dy hemisferat e Tokës marrin rrezet e diellit në mënyrë të barabartë. Shpesh thuhet se nata dhe dita janë të barabarta në gjatësi. Në fakt, fjala ekuinoks vjen nga latinishtja aequus (e barabartë) dhe nox (natë).

Edhe pse shumë njerëz mësuan në shkollë se pranvera fillon më 21 mars, në dy dekadat e fundit pranvera na vjen më 20 mars. Ekspertët kanë zbuluar se pranvera ka ardhur një ditë më herët për njëzet vjet, për shkak të dy metodave të ndryshme për përcaktimin e fillimit dhe fundit të stinëve: meteorologjike dhe astronomike.

Meteorologët vëzhgojnë uljen dhe ngritjen e temperaturës dhe gjendjen e atmosferës dhe stina meteorologjike është e koordinuar sipas kalendarit dhe çdo stinë zgjat tre muaj. Me këtë metodë pranvera zgjat nga 1 marsi deri më 31 maj.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com