Thursday, December 26, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeNagipit të KEK-ut i “gufon” kontoja në paraburgim e shtëpi më shumë...

Nagipit të KEK-ut i “gufon” kontoja në paraburgim e shtëpi më shumë sesa kur ishte në punë

Më 24 prill 2024, Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për ta liruar nga detyra tashmë ish-Kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqin. I njëjti ishte suspenduar nga puna në prill të vitit të kaluar për shkak të arrestimit të tij. Por, pasuria e Krasniqit është rritur, shkruan Demokracia.com.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, në muajin mars 2023 ishte arrestuar kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai dyshohet për tri vepra penale. Arrestimi i tij ishte bërë pas bastisjeve në zyrën e tij, në KEK dhe në dy banesat e tij në lokacione të ndryshme. Bastisjet u ndërmorën shkaku i dyshimeve për lidhjen e dy kontratave nga KEK-u, të cilat u nënshkruan nga Krasniqi.

Edhe pse ai nuk ka shkuar asnjë ditë më në punë pas arrestimit të tij, ku qëndroi disa muaj edhe në burg, paga i ka ecur, ndonëse jo 100 për qind.

Bazuar në deklarimin e pasurisë për vitin 2023, e cili është publikuar para pak ditëve nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Krasniqi për 12 muajt e vjetshëm ka marrë fiks 28,739.73  euro.

Nëse shikohet pasuria e tij, krahasuar me një vit kur ishte në punë, del se Krasniqi ka para më shumë të grumbulluara.

Psh, të hyrat vjetore në vitin 2022 nga KEK-u i ka pasur 42,290.67 euro, ndërkohë në bankë në emrin e tij ka pasur veç 10,504.63 euro.

Në vitin 2023, të hyrat vjetore, siç shihet kanë qenë 28,739.73, por të hyrat në bankë janë rritur edhe për 10 mijë euro, krahasuar me një vit më parë. Ato janë deklaruar fiks në vlerë prej 19.993.54 eurosh, përcjell Demokracia.com.

Krasniqi i ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortes dhe familjes. Për njërin nga fëmijët ka shënuar se në vitin e kaluar ka blerë një veturë 8,500.00 euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe kriptovalutat në të cilat ka investuar në vitin 2018. Siç shihet, vlera e tyre po shkon duke u rritur ngadalë, në krahasim me vitin e kaluar.

Pasurinë e paluajtshme e ka deklaruar të njëjtë me vitin paraprak.

Emri i Nagip Krasniqit figuron edhe në listat e Lëvizjes Vetëvendosje, si financues i kësaj partie. Ndërsa, ai ka qenë edhe Drejtues i Komitetit për Energji në këtë parti.

Krasniqi po hetohet për tri vepra penale, të cilat ndërlidhen me korrupsion. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ”Ushtrimi i ndikimit’’ dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’.

Njëra ndër veprat që rëndon mbi të është se ai është i dyshuar për nënshkrimin e një kontrate me procedurë të negociuar me kompaninë “Litwin SA” në partneritet me Bujari B. Shala B.I. për riparim kapital emergjent të kaldasë së bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”, në vlerë mbi 3.4 milionë euro. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com