Të dielën përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna. Me përmbylljen e këtij procesi tashmë është zyrtarizuar edhe fitorja e Përparim Ramës nga LDK në Prishtinë, ndonëse ende nuk janë numëruar votat me postë.
Sipas rezultateve nga KQZ, Përparim Rama ka marrë 51,54% apo 46,935 vota, kurse Hajrulla Çeku nga LVV ka marrë 48,46% apo 44,126 vota.
Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Shenoll Muharremi ka bërë të ditur se nga këto rezultate, Përparim Rama në balotazh ka arritur të shtoj plus 11,340 vota, kurse Hajrulla Çeku ka shtuar plus 9,049 vota.
“Dallimi apo diferenca mes dy kandidatëve nuk është aq e thellë sa mendohet. Përndryshe Çeku meriton respekt për garën. Rama: 46,935 (+11,340) Çeku: 44,126 (+9,049)”, ka shkruar Muharremi.



