Thursday, October 16, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogIlir Qeriqi zyrtarizohet kandidat për kryetar të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje, në...

Ilir Qeriqi zyrtarizohet kandidat për kryetar të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje, në praninë e Kryeministrit Kurti

Në një tubim të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në qytetin e Lipjanit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarizoi kandidaturën e Ilir Qeriqit për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Raporton Rrjeti.Info.

Para dhjetëra simpatizantëve dhe përfaqësuesve të partisë, Kurti e vlerësoi Qeriqin si një prej figurave më të përgatitura për të udhëhequr komunën, duke theksuar se ai mishëron përkushtimin, integritetin dhe vizionin e nevojshëm për një qeverisje të drejtë dhe progresive.

Ilir Qeriqi me përvojën e tij të çmuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe lidhjet e tij të fuqishme me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të sjellë zhvillim dhe drejtësi për të gjithë qytetarët.

Ilir Qeriqi, i cili prej vitesh shërben në radhët e FSK-së, ka arritur disa suksese të rëndësishme si pjesë e misioneve ushtarake dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Ai njihet si një profesionist i përkushtuar dhe një qytetar me ndjenja të forta patriotike, i cili gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me komunitetin lipjanas.

Lëvizja Vetëvendosje shpreson që me kandidaturën e Ilir Qeriqit të marrë besimin e qytetarëve dhe ta çojë përpara vizionin për një komunë moderne dhe të barabartë për të gjithë./Rrjeti/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com