Thursday, November 13, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogEkskluzive: Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe...

Ekskluzive: Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe Suharekë

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në disa rajone.

Tre komandantë stacioni, në Lipjan, Klinë dhe Suharekë është diskutuar të shkarkohen nga pozitat e tyre në një masë të jashtëzakonshme disiplinore, thonë burimet e Sinjalit.

Kjo masë vjen pas një serie ngjarjesh që kanë tronditur opinionin publik, përfshirë veprime të kundërligjshme të zyrtarëve policorë në Klinë dhe mungesën e reagimit efektiv institucional në kohë reale, thonë burimet.

Sinjali ka mësuar se vendimi i parë që do merret qysh nesër nga niveli qendror i Policisë së Kosovës,  pritet të jetë ndërrimi i Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan.

Në Lipjan, nga nesër si komandant pritet të fillojë Ibrahim Shatrolli, Kapiten, për të zëvendësuar Argjend Gashin, i cili do transferohet nga Stacioni i Lipjanit.

Kjo lëvizje mund të shënojë një moment kthesë në adresimin e përgjegjësisë brenda Policisë, duke rritur pritshmëritë për përgjegjësi komanduese dhe integritet të brendshëm.

Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohen edhe ndrrimet tjera në Klinë dhe Suharekë, për të cilat tashmë është diskutuar dhe pritet formalizimi i vendimit./Sinjali/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com