Shukri Buja ka nisur prezantimin e personaliteteve të cilët po i bashkohen ekipit të tij për çdo ditë.
Ai po e cilëson si ekip i fitorës për zgjedhjet e tetorit.
“Një tjetër profesionist i çmuar i është bashkuar rrugëtimit tonë për një Lipjan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve. Avni Xhemshiti, gjeodet i njohur dhe i përkushtuar, nga sot është pjesë e ekipeve tona profesionale që po punojnë në ndërtimin e programit qeverisës për Lipjanin e së nesërmes”, ka thë Buja.
Buja sqaron se Xhemshiti ka përvojën, integritetin dhe angazhimin e tij.
“Avniu do të jetë një shtyllë e rëndësishme në vizionin tonë për ndryshim të vërtetë dhe të qëndrueshëm. Së bashku, me profesionistë dhe qytetarë të ndershëm, po ndërtojmë një ekip që e meriton Lipjani”, ka thënë Buja./Rrjeti.info.