Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetin.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të thellojnë bashkëpunimin e tyre ndërfqinjësor, edhe në funksion të mbrojtjes të arriturave të deritanshme dhe avancimit të drejtave të shqiptarëve atje.
Lexo Edhe:
“Cenimi, në çfarëdo forme i përdorimit të gjuhës shqipe, si një e drejtë kushtetuese për shqiptarët atje, nuk i kontribuon bashkëjetesës ndëretnike. Së bashku me kryetarin Ahmeti, ritheksuam përkushtimin tonë të palëkundur për kultivimin e paqes dhe avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Roli i shqiptarëve në përgjithësi, dhe i Ali Ahmetit në veçanti, mbetet thelbësor në këtë rrugëtim”, ka shkruar Krasniqi.