Dy raste të lëndimit të nxënësve kanë ndodhur në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan teksa nxënësit po e praktikojnë sfidën “Spiderman”. Të premtën, pas rastit të dytë janë mobilizuar e gjithë menaxhmenti i shkollës dhe prindërit.
Drejtori i kësaj shkolle, Jakup Bahtiri, ka kërkuar nga mësimdhënësit të mbajnë mbledhje me prindër për secilën klasë dhe t’i parandalojnë këto sfida e dukuri negative. Raporton /Rrjeti.info.