Friday, July 4, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogShtimja vazhdon t’i japë tenderë kompanisë së lidhur me Vetëvendosjen, 95 mijë...

Shtimja vazhdon t’i japë tenderë kompanisë së lidhur me Vetëvendosjen, 95 mijë euro të tjera shkojnë te Dashnim Jashari

Një rast që nuk ka ndodhur më parë në prokurimet publike është shfaqur në Komunën e Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu që e quante veten “Çlirimtar i Shtimes”. Krejt tenderët për ndërtim të infrastrukturës në këtë komunë po shkojnë kryesisht vetëm tek një kompani, shkruan Demokracia.com.

Kompania “Dashnim Jashari BI”, me emër tregtar N.T.P. ,,Ardhmëria” ka krijuar “monopol” në marrjen e tenderëve në Shtime.

Tenderi i radhës, “Rregullimi i disa segmenteve të rrugëve dhe rrjetit të kanalizimit – Trotuari në Rr. Xhemshir Xhemshiri, Rr. Mehdi Korani, Rr. Nazmi Bakiu, dhe Rr. Beqa – kanali kullues me beton”, ka një vlerë prej 94,763.94 euro.

Demokracia.com ka gjetur se kjo kompani është kontraktor i rregullt i Komunës së Shtimes. Pronar i saj është Dashnim Jashari nga Shtimja. Ai është djali i vëllait të Ruzhdi Jasharit, i cili ishte kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës në vitin 2017, por nuk kishte arritur të fitonte. Nga viti 2017 deri në 2020, ai ka mbajtur postin e asamblistit komunal nga LVV-ja.

Tenderi i fundit që është lidhur në mes Komunës së Shtimes dhe Dashnim Jasharit kishte vlerën prej rreth 45 mijë euro.

Demokracia.com ka raportuar të mërkurën se Ruzhdi Jashari ka qenë i involvuar deri më tani edhe në një projekt komunal që kishte të bënte më hartimin e projektimeve. Emërimi i tij ishte bërë pa procedura ligjore.

DOKUMENTE | Komuna e Shtimes ndan mjete buxhetore për militantë partiakë, pa asnjë procedurë ligjore i angazhon në projekte

Nga ana tjetër, ditë më parë, Demokracia.com ka raportuar se Ruzhdi Jashari do të marrë 2700 euro nga Komuna e Shtimes për përkthimin e librit të tij në gjuhën rumune, një gjuhë që për çudi nuk flitet as nga qytetarët e Shtimes e as nga publiku më i gjerë në Kosovë. Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, ka vendosur të shpërblejë ish-kandidatin për kryetar të Komunës së Shtimes nga radhët e Vetëvendosjes me këtë shumë të konsiderueshme, shkruan Demokracia.com.

Drejtoria për Kulturë e Komunës së Shtimes ka ndarë 23 mijë euro për subvencione. Në mesin e atyre që janë shpërblyer është edhe Ruzhdi Jashari. Atij do t’i përkthehet një libër në gjuhën rumune.

Kjo nuk është hera e parë që kryetari Qemajl Aliu kritikohet për mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve. Në vitin e kaluar, vendimet e tij për financimin e projekteve, si marrëveshjet financiare me organizata joqeveritare pa ndjekur procedurat ligjore, kanë shkaktuar shumë zhurmë.

Për projektin me AZHR – Qendër, Demokracia.com ka gjetur se janë angazhuar 3 militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht Sali Bajrami, Egzon Selmani dhe Ruzhdi Jashari. Pra, ishte favorizuar edhe Jashari, ish-kandidat për kryetar i LVV-së në zgjedhjet 2017 dhe 2 të tjerë nga LDK-ja, përkatësisht Vesa Zeqiri dhe Nexhat Neziraj, anëtar të kryesisë së LDK-së në Shtime. Që të dy, në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë pjesë e strukturave të LDK-së në Shtime. LDK e LVV, siç dihet, janë në bashkëqeverisje në Shtime. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com