Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar kryesuesin e Kuvendit Komunal me arsyestime se gjatë seancës së sotme, për disa herë radhazi, mohoi të drejtën e fjalës anëtarëve të Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtime.
“Ademi, i cili vepron nën ndikimin e kryetarit të Komunës, Qemajl Aliu, ka shkelur Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ky ndikim nga kryetari ka çuar në një abuzim të hapur të foltores së Kuvendit, duke mohuar të drejtën e përfaqësuesve të opozitës për të shprehur mendimet dhe shqetësimet e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike”,thuhet në komunikatë.
Në shenjë proteste ndaj kësaj shkeljeje të rëndë siç e cilësoi opozita dhe ndikimi të papranueshëm, anëtarët e PDK-së kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit.
“Kjo qeverisje abuzive, që vepron përmes ndikimit të kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, i ka ditët e numëruara”,thuhet në fund të komunikatës.
Ndërkohë kryesuesi Ademi, pas reagimit të opozitës për disa orë me radh nuk u është kundërpërgjigjur atyre.