Saturday, January 24, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPensionistët të ashpër me Qeverinë: Është krim dhe turpi i Zotit se...

Pensionistët të ashpër me Qeverinë: Është krim dhe turpi i Zotit se sa para marrim

Pensionistët e quajnë lëmoshë shumën e mjeteve që marrin nga Qeveria e Kosovës. Ata thonë se nuk mund t’i kryejnë shpenzimet e tyre, ngase pensionet janë të ulëta, derisa shprehen të zhgënjyer nga pushteti aktual për mos rritjen e pensioneve. Se vlera e pensioneve duhet të rritet e thonë edhe nga opozita.

Pensionisti Bajram Kastrati thotë se pensioni prej 150 eurove nuk i mjafton as për blerjen e barnave për të dhe gruan. Ai shprehet se përkundër çmimeve të larta të artikujve ushqimorë dhe faturës së energjisë elektrike, vlera e pensionit është shumë e vogël.

Sipas tij, pensioni duhej të ishte së paku 400 euro, ngase sipas tij, dy deputetë të Kuvendit të Kosovës e shpenzojnë atë shumë për ngrënien e mëngjesit.

Pensionisti Fehmi Rexhepi konsideron se vlera e pensionit kontribut pagues është më pak sesa lëmoshë. Ai thotë se për ta bërë një jetesë të zakonshme, pensioni do të duhej të ishte rreth 500 euro.

Ai kritikoi qeverinë aktuale për dështimet e saj në realizmin e premtimeve.

Edhe Hisen Hiseni potencon se e kanë të vështirë t’ia dalin me 100 euro pension, derisa thekson se çmimet në përgjithësi janë të larta.

Hiseni thotë se qeveritarët po mendojnë vetëm për veten e tyre.

Ndërkaq, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri thotë se pensionet kontribut paguese së paku do të duhej të ishin barabartë me paga minimale. Sipas tij, pensionet e pleqërisë minimalisht është dashur të dyfishohen.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve nëse kanë në plan të rrisin vlerën e pensioneve gjatë vitit 2024 dhe sa mund të jetë rritja, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kanë kthyer përgjigje.

Për herë të fundit, Qeveria e Kosovës në janar të vitit 2022 ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e shumës së skemave pensionale. Atë kohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro./Kosovapress.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com