PDK: Kryetari Aliu ta mbaj zotimin për shkarkimin e drejtorit të Shëndetësisë

PDK në Shtime ka reaguar pas seancës së Kuvendit Komunal duke kritikuar qeverisjen lokale dhe kryetarin Qemajl aliun se rreth 5 muaj më parë ka emëruar drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shtime banorin e Fushë Kosovës, Muharrem Asllani, mirëpo drejtorin nuk po e shohin dhe njohin qytetarët, dhe për ta njoftuar atë asambliestët tanë në një performancë simbolike po e prezantojnë në mënyrê që ta shohin e ta njohin personin që udhëheqë me dikasterin e deklaruar prioritar në “qeverisjen”e Qemajl Aliut.

“Drejtori Asllani sot kishte për ta prezantuar raportin e punës pranë Kuvendit por i gjetur në vështirësi nga keqqeverisja skandaloze si rëndom nuk paraqitet fare ashtu si nuk po paraqitet edhe në vendin e tij të punës. Ai paguhet nga taksat tona, me pagë prej afro 800 eurove në muaj, duke mos dalë në punë, duke mos pritur qytetarët nevojtarë në zyre, duke mos raportuar në kuvend dhe duke qenë banor i një komune tjetër (dukuri të cilën Qemajli e kritikonte duke bërtitur nëpër studio televizive gjatë fushatës, kujtojmë faktin që PDK asnjëherë për drejtor komunal nuk ka emêruar qytetarë nga komunat tjera e Qemajli ka emëruar 2, drejtorin e Prokurimit Jeton Raka nga Kaçaniku dhe tashmë drejtorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Muharrem Asllani nga Fushë Kosova)”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Shtime.

Kuvendarët e PDK-së shprehin alarm për pazaret politike, për degradimin e personave të vyeshëm që punojnë në QKMF-në e Shtimes, për mungesë të barnave, për këto dhe shumë e shumë tjera organet e drejtësisë veçse janë duke u marrë me ta dhe besojmê në punën e tyre.

“Qemajl Aliu i gjendur totalisht i demaskuar dhe nën presionin e opozitës u zotua se do ta shkarkoi drejtorin Asllani”, thuhet në fund të komunimatës.