Thursday, January 22, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogGjykata në Ferizaj cakton një muaj paraburgim për A.R., i dyshuar për...

Gjykata në Ferizaj cakton një muaj paraburgim për A.R., i dyshuar për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.R., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës së Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për përfshirjen e të pandehurit në veprat penale të ngarkuara.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 21.12.2025, rreth orës 23:20, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, pas një konflikti verbal, i pandehuri me qëllim që ta privojë nga jeta ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.D.”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Gjykata bën të ditur se nga të shtënat, viktima ka pësuar plagë nga arma e zjarrit në abdomen, dorë dhe regjion femoral, dhe si pasojë “i dëmtuari i është nënshtruar operimit në QKUK – Prishtinë”.

Po ashtu, sipas vendimit, i pandehuri dyshohet se në të njëjtën datë, kohë dhe vend, në kundërshtim me ligjin për armët, “ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën e zjarrit të llojit CZ, modeli 70, kalibri 7.65 mm”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit si të bazuar dhe, konform dispozitave të KPPRK-së, ndaj A.R. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com