Wednesday, January 28, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPolicia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Leposaviq

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Leposaviq

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në rrugën nacionale N223 në Leposaviq, ku janë përfshirë dy automjete me ngasës meshkuj kosovarë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, derisa një nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë në spital.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerSi pasojë e lëndimeve të marra në aksident njëri nga pasagjerët e lënduar ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Telegrafi

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

You can skip this ad in 4

Advertisement

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com