Thursday, December 4, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeRruga drejt paqes në Ukrainë është e mjegullt, thekson Trump

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e mjegullt, thekson Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është e paqartë, ka deklaruar Donald Trump, pas atyre që ai i quajti bisedime “mjaftueshëm të mira” ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të dërguarve të SHBA-së, të cilat megjithatë rezultuan me përparim, raporton gazeta “The Guardian”.

Pas takimit të tyre disa orësh në Kremlin të martën, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, do të takohen të enjten (04.12.2025) në Floridë me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump ka deklaruar se Putin do të donte të arrinte marrëveshje, por “nuk mund t’ju them se çfarë del nga ai takim sepse duhen dy persona për të kërcyer tango”. Presidenti ka shtuar se SHBA-ja kishte “diçka të punuar mjaft mirë (me Ukrainën)”.

Kremlini ka bërë të ditur të mërkurën se Putin ka pranuar disa propozime amerikane që synojnë t’i jepet fund luftës në Ukrainë dhe se është i përgatitur të vazhdojë të punojë për të arritur një kompromis, por se “kompromiset nuk janë gjetur ende”.

Të dyja palët u pajtuan të mos publikojnë përmbajtjen e diskutimeve në Kremlin, por të paktën një pengesë e madhe për gjetjen e zgjidhjes mbetet- fati i katër rajoneve ukrainase që Rusia i ka pushtuar pjesërisht.

Një zyrtar rus u ka thënë gazetarëve se “deri më tani, nuk është arritur kompromis” për çështjen e territorit, pa të cilin Kremlini nuk sheh “asnjë zgjidhje për krizën”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga territori që Rusia ka pushtuar dhe të mërkurën ka thënë se ekipi i tij po përgatitet për takime në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se do të vazhdojë dialogu me përfaqësuesit e Trumpit.

“Vetëm duke marrë parasysh interesat e Ukrainës është e mundur një paqe dinjitoze”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka mbajtur qëndrim më të fortë, duke i kërkuar Putinit të “ndalojë së humburi kohën e botës”.

Negociatat janë intensifikuar në një moment të vështirë për Kievin, i cili ka humbur terren ndaj Rusisë në frontin e tij lindor, ndërsa përballet me skandalin më të madh të korrupsionit të luftës.

Shefi i shtabit të Zelenskyt, i cili kishte udhëhequr delegacionin ukrainas në bisedimet e paqes, dha dorëheqjen të premten pasi hetuesit kundër korrupsionit ia kontrolluan shtëpinë. Ndërkohë, përparimi i Rusisë në Ukrainën lindore është përshpejtuar dhe Putin ka thënë se Moska është gati të luftojë për të pushtuar pjesën tjetër të tokës që pretendon nëse Kievi nuk e dorëzon atë

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com