Monday, November 24, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeVrasje në tentativë, gruaja sulmohet nga ish-bashkëshorti në Lipjan – policia në...

Vrasje në tentativë, gruaja sulmohet nga ish-bashkëshorti në Lipjan – policia në kërkim të të dyshuarit

Një grua në fshatin Gadime të Ulët të Lipjanit është sulmuar rëndë nga ish-bashkëshorti i saj. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Ekonomia Online se është iniciuar rasti si vrasje në tentativë.Ndërkohë që i dyshuari ka arritur të arratiset dhe është në kërkim të policisë.“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.Ndërsa, Sinjali ka raportuar se viktima është sulmuar me sëpatë nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com