Thursday, November 13, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogFitorja e Kurtit e Pecit në Mitrovicë, reagon Bedri Hamza: Jemi partia...

Fitorja e Kurtit e Pecit në Mitrovicë, reagon Bedri Hamza: Jemi partia e parë me asamblistë, Ariani dëshmoi integritet

Bedri Hamza ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës që mbështetën dhe besuan në kandidatin e PDK-së për kryetar atje, Arian Tahiri.

Ai ka thënë se PDK ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.

“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme. Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë.”

Hamza shtoi se “Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”.

Ai ia ka uruar fitoren Faton Pecit të VV’së.

“Z. Peci ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në shërbim të Mitrovicës dhe të qytetarëve tanë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për të ardhmen e Mitrovicës dhe Kosovës.”

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com