Wednesday, October 15, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogEgzona Gashi Mehmeti, zëri i gjeneratës së re në Lipjan

Egzona Gashi Mehmeti, zëri i gjeneratës së re në Lipjan

Në garën për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, veçohet emri i Egzona Gashi Mehmetit, një vajzë e re e cila synon të sjellë frymë të re në jetën publike të komunës.
Ajo ka marrë përkrahje nga kryesia e PDK-së dhe nga kryetari Shukri Buja.
Me energji, profesionalizëm dhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie, ajo synon ta bëjë vendlindjen një hapësirë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Egzona vjen nga një familje atdhetare, e cila brez pas brezi ka dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare dhe zhvillimin e vendit. Kjo trashëgimi i ka dhënë asaj motivin për të qenë aktive në jetën shoqërore e politike, duke e parë angazhimin publik si një vazhdimësi të përkushtimit familjar ndaj interesit të përgjithshëm.

E rritur në një mjedis ku puna, respekti dhe sakrifica për komunitetin ishin vlera të përditshme, Egzona synon që përvojën personale dhe vizionin për të ardhmen ta shndërrojë në projekte konkrete për Lipjanin. Prioritetet e saj përfshijnë fuqizimin e të rinjve, avancimin e arsimit, përkrahjen e iniciativave lokale për zhvillim ekonomik dhe krijimin e hapësirave kulturore që ruajnë traditën, por që i japin edhe hapësirë inovacionit.

“Jam e bindur se Lipjani ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se me bashkëpunim, transparencë dhe punë të ndershme, mund të arrijmë shumë. Dua t’u jap zë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, dhe të jem ura e tyre me institucionet komunale,” është shprehur Egzona gjatë prezantimeve të saj në terren.

Fushata e saj shfaqet si një kombinim i vlerave tradicionale me qasjen moderne në politikë. Ajo beson se respektimi i rrënjëve kombëtare dhe hapja ndaj ideve të reja janë çelësi për një qeverisje lokale efikase dhe gjithëpërfshirëse.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com