Wednesday, July 16, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDeputeti Rashit Qalaj përkrah fuqishëm Shukri Bujen për kryetar të Lipjanit

Deputeti Rashit Qalaj përkrah fuqishëm Shukri Bujen për kryetar të Lipjanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar publikisht përkrahjen e tij për kandidatin për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja. Në një postim në rrjete sociale, Qalaj ka theksuar se Lipjani ka nevojë për një figurë me përvojë të dëshmuar dhe vizion të qartë për zhvillim, duke e cilësuar Bujën si njeriun e duhur për tia rikthyer qytetit dinjitetin institucional dhe zhvillimin që i ka munguar për vite me radhë.

“Lipjani ka nevojë për përvojë dhe vizion! Prandaj, me bindje të plotë i jap përkrahje kandidatit për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Shukri Buja, njeri me histori, integritet dhe vepra të dëshmuara,” ka shkruar Qalaj.

Ai ka shtuar se Lipjani, sipas tij, është shndërruar në një shembull të nepotizmit, dështimeve zhvillimore dhe propagandës boshe, ndërsa ka shprehur bindjen se Buja është figura e cila mund ta kthejë qytetin në rrugën e duhur.

“Shukriu nuk ka nevojë të premtojë gjëra boshe, ai thjesht i rikthen qytetit punën, zhvillimin dhe dinjitetin institucional që i mungoi për më shumë se një dekadë. Është koha për t’u bashkuar rreth një kandidati që përfaqëson njerëzit e ndershëm, punëtorë dhe të zhgënjyer. Është koha për të zgjedhur Shukri Bujën, gjeneralin e besimit qytetar,” ka shkruar deputeti Qalaj, duke e shoqëruar postimin me hashtagët #NëPritjeTëKryetarit dhe #ShukriBuja.

Zgjedhjet lokale në Lipjan pritet të mbahen këtë vit, me 12 tetor, ndërsa Buja ka marrë mbështetjen e kryesisë për kryetar komune të cilën e kishte drejtuar në të kaluarën.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com