Në një tubim të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në qytetin e Lipjanit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarizoi kandidaturën e Ilir Qeriqit për kryetar të Komunës së Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Raporton Rrjeti.Info.
Para dhjetëra simpatizantëve dhe përfaqësuesve të partisë, Kurti e vlerësoi Qeriqin si një prej figurave më të përgatitura për të udhëhequr komunën, duke theksuar se ai mishëron përkushtimin, integritetin dhe vizionin e nevojshëm për një qeverisje të drejtë dhe progresive.
Ilir Qeriqi me përvojën e tij të çmuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe lidhjet e tij të fuqishme me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai do të sjellë zhvillim dhe drejtësi për të gjithë qytetarët.
Ilir Qeriqi, i cili prej vitesh shërben në radhët e FSK-së, ka arritur disa suksese të rëndësishme si pjesë e misioneve ushtarake dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Ai njihet si një profesionist i përkushtuar dhe një qytetar me ndjenja të forta patriotike, i cili gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me komunitetin lipjanas.
Lëvizja Vetëvendosje shpreson që me kandidaturën e Ilir Qeriqit të marrë besimin e qytetarëve dhe ta çojë përpara vizionin për një komunë moderne dhe të barabartë për të gjithë./Rrjeti/
