Friday, June 27, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPDK-ja në Lipjan akuzon ekzekutivin për politizim të shërbimit civil

PDK-ja në Lipjan akuzon ekzekutivin për politizim të shërbimit civil

Vazhdon politizimi dhe familjarizimi i shërbimit civil në Komunën e Lipjanit: nënkryetari i Komunës punësohet si shërbyes civil

Nën ethet e humbjes së pushtetit, Komuna e Lipjanit, e udhëhequr nga Imri Ahmeti, po vazhdon me politizimin dhe familjarizimin e shërbimit civil komunal. Në krye të këtij procesi qëndron, as më pak e as më shumë, se nënkryetari i komunës së Lipjanit, Lulzim Qerimi.

Kur nënkryetari i komunës punësohet në shërbimin civil (administratën komunale) vetëm disa muaj para zgjedhjeve, pa e përfunduar mandatin dhe madje në të njëjtin institucion ku ka ushtruar funksion politik (si i dyti në hierarkinë komunale), kemi të bëjmë me një konflikt të hapur interesi (shkelje të ligjit), dyshime serioze për ndikim politik, kapje të administratës komunale, cenim të parimeve themelore të legjislacionit për shërbimin civil si dhe humbje të besimit në integritetin e institucioneve qeverisëse.

Një zyrtar politik që ka pasur rol të drejtpërdrejtë dhe lidhje të ngushta me bartësin e funksionit politik, në këtë rast, Kryetarin e Komunës, ngjallë dyshime të forta për favorizim politik në procesin e përzgjedhjes si dhe për ndikim në vendimmarrjen e komisionit të rekrutimit. Kalimi i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm nga pozita politike në një pozitë administrative rrezikon politizimin e administratës përmes punësimeve klienteliste, duke cenuar rëndë parimin e meritokracisë.

Sektori për Informim i PDK-së dega në Lipjan

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com