Friday, May 9, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNdëshkohet shoferi për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohet shoferi për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 23.04.2025, rreth orës 01:10, në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtime, në fshatin Lloshkobare, ka ndaluar një shofer me inicialet V. S., 21 vjeç, i cili po drejtonte një veturë të tipit BMW X5.

I njëjti është kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 135 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë shqiptuar 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 3 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat e emergjencës:

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com