Thursday, April 17, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogHaradinaj: ZRRE u shndërrua në instrument të Qeverisë, rritja një favor i...

Haradinaj: ZRRE u shndërrua në instrument të Qeverisë, rritja një favor i hapur për klikën mafioze energjetike

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe “një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri”.

Ai kritikoi edhe ZRRE-në se është shndërruar në instrument të Qeverisë Kurti.

“ZRRE-ja, e cila është kthyer në një instrument në duart e Qeverisë Kurti, sot ka konfirmuar se nuk vepron më në interes të konsumatorit, por është shndërruar në mekanizëm për të justifikuar vjedhjen dhe keqpërdorimin në tregun e energjisë. Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime, për to tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin!”

Haradinaj tha se “ndërkohë që shumë familje mezi përballojnë faturat, këta vazhdojnë të pasurohen përmes rrugëve të paligjshme dhe të turpshme”.

“Ata që janë zhytur në këto afera do të japin llogari para drejtësisë”.

ZRRE në mbledhjen e sotme mori vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për rreth 16% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com