Sunday, June 29, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogDy shoferë në Ferizaj ndëshkohen për tejkalim shpejtësie

Dy shoferë në Ferizaj ndëshkohen për tejkalim shpejtësie



Me datën 04.03.2025, policia e stacionit në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h.

Për këto kundërvajtje, policia ka shqiptuar masa ndëshkuese për secilin prej tyre: gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative në patentë-shofer dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej 3 muajsh.

Policia apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Të gjitha raportimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com