Wednesday, February 5, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlogSuspendimi i policit për pjesëmarrje në tubim politik, Koci: Fotografia u falsifikua

Suspendimi i policit për pjesëmarrje në tubim politik, Koci: Fotografia u falsifikua

Zyrtari policor, Idriz Gashi që u pa në njërën nga tubimet e organizuara nga kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Avokati, Arianit Koci ka njoftuar se klientit të tij i është falsifikuar fotoja dhe se sot është autorizuar të përpilojë dhe të dorëzojë kallëzim penal për falsifikimin e fotos.

“Nëse ka një hetues në polici për të cilin kam mendim të mirë si profesionist dhe njeri i ndershëm, ai është Idriz Gashi. Prej dje, ai është i suspenduar! Suspendimi është një hap procedural fillestar, dhe Idriz Gashi ka të drejtën e tij për të paraqitur faktet dhe mbrojtjen.  Organet kompetente duhet ta trajtojnë rastin me paanshmëri dhe profesionalizëm. Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e tij në një tubim politik, dua të sqaroj se fotoja e publikuar është falsifikuar!

Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka qenë pjesë e tubimit të një partie politike në fshatin Rrezallë! Për këtë, klienti i im ka prova materiale! Prandaj, sot jam autorizuar të përpiloj dhe dorëzoj kallëxim penal për falsifikimin e fotos. Ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur integritetin e një zyrtari dhe për të dërguar një mesazh të qartë: drejtësia nuk do të tolerojë manipulime të tilla.

Le të shërbejë ky rast si një shtysë për forcimin e ligjit dhe mbrojtjen e institucioneve tona. “E vërteta gjithmonë del në dritë, por kërkon guxim dhe drejtësi.” P.S. Shpresoi që suspendimi të mos dekurajojë hetuesit e tjerë në ndjekjen e rasteve penale. Në anën tjetër, ky rast duket si një përpjekje e hapur për delegjitimimin e institucioneve shtetërore”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sipas fotografive të shpërndara nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por edhe udhëheqës në Lëvizjen Vetëvendosje, ai shihet prezent në tubimin e organizuar nga kandidati, Mërgim Lushtaku.

Si pasojë e këtyre veprimeve, ai u suspendua nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju njofton se sipas detyrës zyrtare pas publikimit të lajmeve në medie ka filluar grumbullimin dhe analizimin e informacioneve për këtë rast. Zyrtari policor është suspenduar nga Policia dhe IPK është njoftuar për këtë suspendim përderisa veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com