Berat Ganiqi, shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Pejë, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Liburn Aliu, si dhe zyrtar ligjor i VV-së në nivel kombëtar, ka shprehur mbështetjen e tij të hapur dhe kritika ndaj procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Pejës.
Berat Ganiqi, shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në Pejë, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu, si dhe zyrtar ligjor i VV-së në nivel kombëtar, ka mbështetje hapur të njëanshme dhe kritika ndaj procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Pejës.
Përmes një deklarate në Facebook, Ganiqi ka kritikuar ashpër Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për moszgjedhjen e prokurorit Ersan Çavolli në këtë pozitë. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një “padrejtësi të madhe” ndaj një prokurori që, sipas tij, ka sakrifikuar sigurinë e familjes së tij për të luftuar krimin e organizuar.
“Një prokuror si Ersan Çavolli që ka rrezikuar familjen e tij për shkak të grupeve kriminale që ka shkatërruar, nuk ka arritur të zgjidhet kryeprokuror i Pejës. Edhe pse në testet me shkrim ka arritur të dalë i pari, kështu nuk kanë menduar edhe anëtarët e Këshillit Prokurorial që kanë votuar kundër tij”, ka shkruar Ganiqi, duke shtuar se prokurorët e ndershëm si Çavolli “duhet të përkrahen dhe të marrin meritat për punën e tyre”.

Megjithatë, kjo deklaratë mund të ngre shqetësim për ndërhyrjen e mundshme politike në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Si zyrtar ligjor i VV-së dhe person me pozita të shumta brenda institucioneve, përfshirja publike e Ganiqit në një çështje të tillë delikate mund të shihet si presion politik mbi institucionet e pavarura.
KPK si një organ i pavarur duhet të veprojë pa ndikime politike apo presione të jashtme. /Demokracia.com/