Wednesday, July 2, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaBlog“Politizimi” i sektorit të kulturës në Shtime, nxit reagimin e vullnetarëve dhe...

“Politizimi” i sektorit të kulturës në Shtime, nxit reagimin e vullnetarëve dhe valltarëve të ansamblit të këngëve dhe valleve “Ilirida”

Ditë më parë drejtuesit e Komunës së Shtimes kanë shpërndarë mirënjohje për vullnetarët, valltarëve dhe kontributdhënësit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Ilirida” I cili shënoi dy vjetorin e themelimit. Kjo ngjarje që shënon përkushtimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditës kombëtare nxiti reagime pas përfundimit të aktivitetit.

Ensar Mahmuti një vullnetar i dalluar dhe i përkushtuar ndaj kulturës dhe traditave tona, së fundmi është përballur me një padrejtësi siç e cilëson ai të pashpjegueshme në Ansamblin “Ilirida”.

Pas bashkimit me grupin, ai papritmas merr një informacion se kush nuk pajtohet dhe nuk deshiron qe qendron ne ansambel, mund te largohet. Për më tepër, ai u cilësua si një “ish-valltar”, një term që nuk pasqyron aspak përkushtimin dhe kontributin e tij në artin e vallëzimit.

Sipas Mahmutit kjo qasje tregon mungesë transparence dhe respekti ndaj një artisti që ka dhënë aq shumë për kulturën shtimjane. Një vendim i tillë, i marrë në mënyrë të njëanshme dhe pa komunikim, sipas Ensarit e dëmton figurën e tij si artist, por edhe lëndon integritetin dhe frymën e bashkëpunimit që duhet të ekzistojë në një ansambël kulturor.

Rreth kesaj ceshtje eshte debatuar edhe neper grupe te Ansamblit.

Ensar Mahmuti ka reaguar edhe në rrjetin social në facebook.

Ai në postimin e fundit ka thënë se si valltar dhe këngëtar i përkushtuar, gjithmonë ka besuar se kultura dhe arti janë ura që lidhin njerëzit, pa dallime politike apo shoqërore.

“Jam krenar për kontributin tim në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore, duke e bërë këtë me gjithë zemër dhe përkushtim. Dua të theksoj se një mirënjohje nuk më bën as më të lartësuar dhe as nuk vuaj për të marrë një të tillë. Megjithatë, besoj fuqishëm se gjithçka duhet të bazohet në meritokraci. Çdo kontribues, pavarësisht bindjeve politike apo personale, meriton të vlerësohet për punën dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Mahmuti.

Sipas tij, organizatat kulturore duhet të jenë shembull i gjithëpërfshirjes dhe bashkimit, duke respektuar secilin që jep zemrën dhe shpirtin për traditat tona.

“Kultura është pasuria jonë më e madhe dhe nuk duhet të përdoret për ndarje apo interesa të ngushta. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin tim për ruajtjen e traditave dhe promovimin e vlerave kombëtare, pavarësisht çdo padrejtësie. Vlerësimi i vërtetë është ai që vjen nga zemra e popullit dhe nga puna që lë gjurmë”, ka shkruar ai.

Sa I përket politizimit të sectorëve të ndryshëm si në Arsim, Kulturë, Sport  e të tjera është akuzuar shpeshherë qeverisja lokale në Shtime nga opozitarët.

Ndërkohë Komuna e Shtimes në faqen zyrtare ka postuar aktivitetin e A.K.V. “Ilirida” në Shtime që shënon dyvjetorin e themelimit.

“Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” në Shtime shënoi dyvjetorin e themelimit, një ngjarje që shënon përkushtimin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditës kombëtare. Ky ansambël është bërë simbol i trashëgimisë sonë të pasur kulturore dhe artistike, duke promovuar vlerat tona brenda dhe jashtë vendit. Në këtë përvjetor të rëndësishëm morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënkryetarin Faruk Beqa, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Ansambli i këngëve dhe valleve ‘Ilirida’ në Shtime ka arritur të bëhet pasqyrë e artit dhe trashëgimisë sonë të pasur kulturore. Performancat e tyre janë përplot pasion, përkushtim dhe talent, dhe ata na frymëzojnë si pjesëmarrës e shikues në çdo ngjarje ku kemi nderin t’i ndjekim,”, kishte thenë kryetari Aliu, duke vlerësuar punën e tyre të palodhshme.

Sipas njoftimit të Komunës, gjatë fjalës së tij, kryetari Aliu shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët e ansamblit, udhëheqësit dhe artistët e rinj që ruajnë dhe përcjellin thesarin tonë kulturor nga brezi në brez.

Ai theksoi rëndësinë e ansamblit si një urë lidhëse mes të kaluarës dhe së ardhmes, përmes ruajtjes së këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare.

“Ky përvjetor dëshmoi edhe një herë rëndësinë e “Ilirida”-s, si një institucion që përfaqëson identitetin dhe shpirtin kombëtar”, thuhet në njoftim./Rrjeti.Info/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com