Sunday, December 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogThaçi në Speciale: Mosrespektimi i Kushtetutës rrezikon demokracinë në Kosovë

Thaçi në Speciale: Mosrespektimi i Kushtetutës rrezikon demokracinë në Kosovë

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale, që mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës po paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë.

Seanca ndaj Thaçit është duke u mbajtur për aktakuzën e re që është ngritur ndaj tij, ai ka kërkuar që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë.

“Mosrespektimi i Kushtetutës së Kosovës, ligjeve dhe normave të tjera të Kosovës nga palët, në këtë sallë të shenjtë të drejtësisë, paraqet një rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë. Paraqet një rrezik për cenimin e besimit të qytetarëve. Prandaj, ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë, edhe në këtë sallë”.

Si në seancën e kaluar, ish-presidenti i Kosovës theksoi se nuk paraqet rrezik në periudhën kur vendi është pak para zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka theksuar se nuk ka interesim për asnjë pozitë.

“Ju e dini se para katër vjetësh, në nëntor të vitit 2020, u ngrit një aktakuzë kundër meje, vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha president i vendit. Tash, vetëm 10 ditë më parë, Zyra e Prokurorit prezantoi një aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Duhet ta sqaroj përsëri se unë nuk jam pjesë e garës politike dhe nuk kam asnjë ambicie politike – as për president, as për kryeministër, as për deputet, dhe as për ndonjë pozitë tjetër publike”.

Thaçi shtoi se nuk është pengesë dhe nuk paraqet rrezik për askënd.

“Nuk jam pengesë dhe as nuk paraqes rrezik për askënd, as në kuptimin politik, as për ndonjë projekt qeverisës. Gjatë gjithë jetës time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës, me vizionin për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe me një raport të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com