Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar opinionin dhe mediat se me datën 16.12.2024 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Mollopolc të Shtimes një person kishte shtënë në ajër me armë zjarri.
Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë
arritur të identifikojnë të dyshuarin M. I (M/K), i moshës 68 vjeçar, të cilin e kanë
ftuar në stacionin e policisë në Shtime.
I dyshuari ka pranuar se me datën
14.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit , të cilën më pas e ka dorëzuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore,
ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit ( pistoletë), për të cilën
posedon leje.